Treg

Operatorët e transportit publik po shesin vetë abone në treg të zi më lirë

Transporti publik në Tiranë vazhdon të  lëvizë me abone të tregut të zi, këtë herë më lirë se më parë dhe të ofruar nga vetë kompanitë lëvizëse.

Në disa nga linjat e urbaneve në kryeqytet është afishuar një letër që njofton 600 lekë abone ose edhe 500.

Disa muaj më parë, kompanitë e transportit publik ishin ata që ngritën zërin kundër tregut infomal të aboneve, pasi ambulantët e shisnin një abone me vlerë 800 lekë nga 1.600 lekë që e shisnin kompanitë vetë në bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës. Treg që po dëmtonte drejtpërdrejtë kompanitë e transportit pasi ata mbulojnë 50% të kostos për abone dhe në rast se nuk shiteshin abonetë thjesht hidheshin, nuk rimbursoheshin dhe as nuk ripërdoreshin.

Para pak muajsh, Bashkia e Tiranës pezulloi përkohësisht abonetë me arsyen e përmirësimit të funksionit të tyre, vendim që përkeqësoi gjendjen, tashmë të rënduar nga tregu i zi i aboneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë