Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka sekuestruar pasuri të tjera me vlerë rreth 12 milionë euro që i përkisnin tre personave të përfshirë në grupin kriminal të goditur në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”.
Në total janë sekuestruar 21 pasuri të paluajtshme, mes tyre dyqane, truall, ndërtesa, njësi shërbimi, bodrume dhe apartamente, të gjitha në qytetin e Durrësit.
Pasuritë i përkasin Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit, të cilët dyshohet se i kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Elvis Doçi ndodhet ende në arrati, ndërsa pasuritë janë të regjistruara në emër të tij, familjarëve apo personave të lidhur me ta, përfshirë edhe shoqërinë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.



Sekuestrimi u bë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe u ekzekutua më 27 qershor 2025.
Operacioni “Ura” u finalizua në maj 2025 si një goditje e përbashkët e SPAK dhe autoriteteve italiane, në bashkëpunim me Eurojust dhe Drejtorinë e Antimafias në Bari. Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë dhe kokainë nga Ekuadori
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.