Gazeta Si – Përveç 52 urdhër-arresteve në Shqipëri dhe Itali në megaoperacionin kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, janë sekuestruar edhe 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve praprake, nën sekuestro janë vendosur shoqëria Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion e Juxhin Drazhit, Portslade e Elvis Docit, i njohur si Visi Poja, Dubai Inn e Nexhmedin Danajt, Vlora Cable po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro, para cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, të cilat i janë nënshtruar hetimit të këtij procedimi penal.
Operacioni u krye me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, Policisë Shqiptare, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe SPAK të Tiranës.
Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare vepronte në shkallë të gjerë përgjatë rrugëve ballkanike, me degë drejt Evropës Veriore dhe vende të konsoliduara zbarkimi për drogën në Puglia, e konsideruar një qendër strategjike për shpërndarjen e narkotikëve.
Deri më tani mësohet se nga 29 masat e sigurisë të lëshuara në Shqipëri, janë ekzekutuar vetëm 10 prej tyre.
Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës policie, njëri prej të cilëve drejtues i lartë. Të dy dyshohet se janë përfshirë në rast korrupsioni dhe shpërdorimi detyre.
I arrestuar është edhe Ligor Çombashi, pronari i agjencisë së udhëtimeve ‘Ligor Travel’ i cili dyshohet se ndihmonte grupin kriminal duke sjellë paratë ‘cash’ me autobusë nga bari në Shqipëri.
Gjithashtu edhe avokati Armand Tragaj, dyshohet se ka ndërhyrë në disa raste për ndikim të paligjshëm tek 8 zyrtarë.
Persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal me bazë në Durrës:
Ervis Doçi (Visi i Pojës)
Gerti Aliu
Adi Coba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zeni Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.