Nga Gazeta ‘Si’-SPAK ka goditur sërish organizatën kriminal të Çopjave në Elbasan, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.
Ky grup kriminal, sipas njoftimit zyrtar të SPAK, është me bazë në Elbasan dhe ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë.
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka lëshuar 16 urdhër-arreste në total.
Nga 16 masa sigurie, 14 masa janë “arrest në burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.
Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.
Në Shqipëri janë arrestuar 7 persona; Ervis Çela, Ardian Çela, Petrit Lakatos, R.M., G.Ç., M.K. dhe Elidon Çela. Ndërsa në Belgjikë është arrestuar Franc Çopja.
Kurse me masën detyrim paraqitje në vendin tonë janë D.P. dhe K.Gj.
Dy të arrestuarit që janë lënë me masën detyrim paraqitje, janë shoferët që kanë transportuar paratë për t’i sjellë në Shqipëri.
Gjatë aksionit të ditës së sotme për të finalizuar urdhër-arrestet, gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera janë sekuestruar edhe shuma parash, mbi 111.800 euro cash, 4 mijë dollarë dhe 880 mijë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



