Ka ndodhur

Operacioni “Shpirti”/ Prokurori dhe ish zv/drejtori i policisë arrest shtëpie, 14 të tjerët në burg

Mbetet e pandryshuar masa e sigurisë e dhënë nga Shkalla e Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”. Për 14 prej tyre, Gjykata e Apelit në GJKKO, pasditen e kësaj të enjteje, ka lënë në fuqi  masën “arrest me burg”.

Ndërkohë prokurori Maskim Sota, ish-zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë, Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në “arrest shtëpie”.

Në operacionin ndërkombëtar të kodur “Shpirti”, të zhvilluar në 2 korrik janë sekuestruar milliona euro, ku u arrestuan 28 persona, mes të cilëve prokurori i Vlorës, Maksim Sota, ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e ish-ministrit Tahiri.

18 prej të hetuarve të dosjes janë në burg, 4 në arrest shtepie, 4 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, përfshirë dhe Hekuran Markun dhe Agustin Dedën, dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Më herët, prokurorit Maksim Sota iu sekuestrua makina nga SPAK, me dyshimin se ia kanë blerë trafikantët e drogës.

Prokurori Sota apeloi masën e sekuestros dhe kërkoi që t’i kthehet makina, por ditën e sotme Apeli i GJKKO ka hedhur poshtë pretendimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë