Ka ndodhur

Operacioni policor “Himara”/ Shtatë të arrestuar dhe tre në kërkim për falsifikimim dokumentash.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë ka ekzekutuar 7 masa sigurie dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas me iniciale Mihal Sila, 68 vjeç, banues në Himarë;Aleks Kiçani, 64 vjeç, banues në Himarë;
Kristo Dhima, 68 vjeç, banues në Himarë.
Në njoftimin e policisë thuhet se u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
Vasillaq Strakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë;
Edmond Marko 51 vjeç, banues në Himarë;
Pandeli Prifti 42 vjeç, banues në Himarë;
Zaho Bollano 58 vjeç, banues në Himarë;
Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;
Elton Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ishte arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.
Ndërsa, ndaj shtetasit Irakli Gjikali 68 vjeç banues në Himarë është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”.

Më tej në njoftim thuhet se nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në
bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë