Këtë të martë një mega-operacion është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se janë lëshuar rreth 27 urdhër ndalime.
Disa prej të arrestuarve janë policë të Burgjeve. Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Janë arrestuar më shumë se 14 persona dhe po vijon kërkimi për persona të tjera.
Këta persona me detyrë policë në burgje, fusnin sende të paligjshme në burgje dhe shpërdoronin detyrën duke favorizuar të dënuar të ndryshëm që shlyenin dënimin në burgun e Peqin. Operacioni i FNSH dhe Njësisë Operacionale në Elbasan po zhvillohet për zbatimin e disa urdhrave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit./Balkanweb
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




