Gazeta Si – Dhjetë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia, pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët për kalim të paligjshëm të kufijve.
Një ditë më parë u prangosën 9 të dyshuar, ndërsa këtë të premte u ndalua edhe një tjetër person në Durrës.
Policia tha se 29-vjeçari me iniciale F. U., banues në Krujë, ishte kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë.
I riu ishte shpallur në kërkim, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë periudhës hetimore 6-mujore janë vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




