Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, finalizoi operacionin e koduar “Kuadrati” për sekuestrimin e pasurive të krijuara si pasojë e aktivitetit kriminal.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier u vunë në sekuestro pasuritë e luajtshme të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, vlera e të cilave arrin deri në 1.5 milionë euro.
Kështu kësaj shtetaseje iu sekuestrua një restorant në Skelë të Vlorës, një apartament, një apartament në Pogradec dhe një mjeti tip Benz.
Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




