Nga Gazeta 'Si'- Gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme përveç anëtarëve të grupeve kriminale janë lëshuar urdhër arreste edhe për tre punonjës policie.
Bëhet fjalë për policët Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jasharin si dhe për Altin Morinën, i cili dikur ka qenë ish efektiv i RENEA-s.
Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.
Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.
Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.
Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.