Ka ndodhur

Operacioni “Escort”/ Arrestohen në Tiranë një ukrainase dhe një ruse, shfrytëzonin 11 vajza të huaja për prostitucion

Gazeta Si – Dy tutore të huaja janë arrestuar në Tiranë, pasi rekrutonin dhe shfrytëzonin dhjetëra vajza me kombësi të huaj për prostitucion.

Bëhet fjalë për Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko,  27 vjeçe. Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion. 

Autoritetet policore të kryeqytetit sqarojnë se dyshja “shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana” dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje”.  

Hetimet për këtë rast nisën në 2023-n. Gjatë operacionit policia procedoi po ashtu penalisht 11 vajza të huaja.

Sipas burimeve, taportohet se ka qenë një nga vajzat e shfrytëzuara, e cila ka bashkëpunuar me policinë, duke bërë që kjo fundit të zbulonte rrjetin.

Dy tutoret reklamonin vajzat në faqen “Escort Tirana” dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Policia thote se këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë