Ka ndodhur

Operacion në Itali, 2 shqiptarë të përfshirë në grupin që trafikonte kokainë

Gazeta Si – Dy shqiptarë janë në mes të disa personave nën hetim në Itali pas një mega-operacion antidrogë në zonën e Lombardisë.

Prokuroria ka lëshuar 11 masa sigurie, pjesa më e madhe në arrest me burg. Mes personave nën hetim, raportojnë mediat italiane, janë dy shqiptarë, si dhe marokenë, tunizianë, algjerianë dhe italianë.

Hetimet për grupin e tyre kanë nisur që nga viti 2020 e kanë zgjatur deri në Shkurt të 2023-it.

Autoritetet kanë mundur që të vërtetojnë strukturën e grupit kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientale.

Banda përdorte makina të modifikuara me dysheme të dyfishtë dhe celularë të enkriptuar për të transportuar drogën nga Europa veriore drejt Lombardisë.

Gjatë kësaj periudhe gati 3-vjeçare, janë hetuar 71 persona dhe janë sekuestruar 80 kilogramë drogë në total, 61 kokainë dhe 19 hashash.

Po ashtu vetëm në mars të këtij viti u gjetën 11 kilogramë kokainë në shtëpinë e një shqiptari që vdiq nga overdoza.

Hetuesit besojnë se grupi ka lëvizur në total 200 kilogramë drogë dhe ishin të organizuar për trafik në sasi të madhe të kokainës në Italinë veriore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë