Ka ndodhur

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë, 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh

Nga Gazeta Si- Policia ka arrestuar 10 persona, 3 prej tyre pronarë lokalesh në Korçë pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.

-K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, janë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

– L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., janë arrestuar për veprën penale ” Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë