Nga Gazeta Si- Është finalizuar faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat e Krujës.
Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 635 bimë narkotike cannabis sativa.
Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis.
“Nga kontrollet, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




