Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, shoqërohen 15 persona

Gazeta Si - Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë mbrëmjes së të dielës Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Sipas burimeve paraprake, janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për mediat.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë