Gazeta Si – Forca të shumta të policsë po ushtrojnë kontrolle në Fushë Krujë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në sera, tunele dhe ndërtesa të braktisura për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike që raportohet se janë kultivuar në këtë zonë.
Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk informacion për të shoqëruar apo arrestuar.
Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.
Operacioni është ende në zhvillim dhe ddetaje të reja pritet të dalin në vazhdim, ndërsa policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.