Gazeta Si – Pesë persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një do të hetohet në gjendje të lirë, pasi policia zbuloi 112 bimë kanabisi në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë të Peqinit. Operacioni u realizua nga policia e Peqinit dhe Elbasanit pas një hetimi disajavor.
Gjatë kontrolleve të kryera u asgjësuan bimët narkotike teksa sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta, municion luftarak, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



