Treg

OPEC pritet të shkurtojë prodhimin e naftës me 2.2 mln fuçi në ditë, rriten çmimet

Çmimet globale të naftës po qëndrojnë të larta pas njoftimit të aleancës OPEC se nuk do të rrisë më tej prodhimin. Shpresa për një rritje të prodhimit nga SHBA po zbehet nga shqetësimi se normat e interesit do të vijojnë të mbeten të larta.

Në fillim të kësaj jave, nafta u rrit me 1%. Kontratat e të ardhmes për naftën e papërpunuar Brent u shtrenjtuan me 17 cent, në 83.27 dollarë për fuçi, ndërsa ajo e Teksasit u rrit me 1.07 dollarë në 78.79 dollarë/fuçi.

Normat më të larta rrisin koston e huamarrjes, gjë që mund të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe kërkesën për naftë.

Megjithatë, pavarësisht pikëpamjes së përgjithshme se normat e larta të interesit mund të rezultojnë në një rritje më të vogël të kërkesës për naftë, ‘të dhënat e lëvizshmërisë në kohë reale tregojnë se rritja e kërkesës për naftë është ende gjerësisht e shëndetshme’”,shkroi analisti i UBS, Giovanni Staunovo në një shënim.

Të dielën e 2 qershorit, prodhuesit e OPEC pritet të mblidhen dhe të vendosi një tjetër shkurtim të prodhimit me 2.2 mln fuçi në ditë, duke rritur më tej ccmimet e naftës.

Po afrohet takimi online i prodhuesve të OPEC+ të dielën, ku tregtarët dhe analistët presin 2.2 milionë fuçi në ditë shkurtime vullnetare të prodhimit për të qëndruar në vend dhe për të rritur më tej çmimet./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë