Treg

OPEC bie dakord të rrisë sasinë e naftës që do të dalë në treg

Arabia Saudite ka rënë dakord që të rrisë masën e prodhuar të naftës bruto, si pasojë e presionit të Biden dhe riformimit të marrëdhënies SHBA-Mbretëri e Bashkuar.

Vendimi nga pronari de facto i OPEC, vjen pas takimeve me delegacionet amerikane fundjavën e shkuar.

Gjthashtu shënjesteon një afrim të Uashingtonit me Britaninë, me fokus në energji dhe ekonomi.

OPEC do të nisë të shtojë prodhimin me 400.000 fuçi naftë në ditë në fillim të vitit 2022. Një surprizë për tregtarët që mendojnë se do të ngrijë çmimet pas rënies së javës së shkuar.

“Kjo është një fitore e madhe për Shtëpinë e Bardhë”,- thotë Helima Croft, kreu i strategjisë së tregjeve globale në RBC.

Takimi i OPEC u krye nga presioni për më shumë furnizim nafte nga Biden, pasi SHBA nxorri në treg rezervën e shtetit amerikan të naftës për të ulur çmimet.

Sipad drejtuesëve sauditë, ky nuk është një veprim politik, por në të mirë të tregut të naftës.

Burimi: Financial Times/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë