Drejtësia

ONM kërkoi shkarkimin, KPA lë në detyrë kryetaren e Gjykatës së Posaçme

Gazeta Si – Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në detyrë Irena Gjokën, Kryetaren e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Vendimi u dha paraditen e kësaj të marte nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo,  (kryesues) Natasha Mulaj (relatore) Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.

“Kolegji e gjen të drejtë vendimin e KPK që konfirmon në detyrë subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka e për pasojë duhet të jetë në fuqi” lexoi vendimin kryesuesi i trupit gjykues Sokol Çomo.

Kolegji tha se gjyqtarja ka arritur në nivel të besueshëm të pasurisë, në nivel të besueshëm kontrollit të figurës dhe profesionalitetit.

Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, në shkurt të vitit 2020.

Por, Komisioneri Publik në atë kohë, Dariel Sina, i cili më vonë u zëvendësua nga Komisionerja Irena Nino, kërkuan shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Në shpalljen e vendimit ishte e pranishme Komisionerja publike, Irena Nino dhe vetë gjyqtarja.

Ndërsa seanca e shpalljes së vendimit u monitorua nga ONM-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë