Shendet

Omicron së bashku me virozat ka mbushur plot qendrat shëndetësore

Vala e Omicron në vendin tonë por edhe kombinimi i virozëve të tjera ka sjellë një fluks rastesh përpara dyerve të Qendrave Shëndetësore. Vec fluksit, një problem tjetër veç gjendjes shëndetësore, sipas qytetarëve është edhe fakti se nuk i gjejnë gjithmonë qendrat shëndetësore hapur.
“Dje nga ora 6 shkova në qendrën shëndetësore të lagjes por ishte e mbyllur, më pas shkova në qendrën shëndetësore të Yzberishit sepse duhet të bëjë një gjilpërë, por as atje nuk arrita dot sepse kishte shumë njerëz. Sot erdha herët këtu direkt”, tregon një qytetar në derën e Qendrës Shëndetësore në Yzberish i cili kishte ardhur që nga Kashari.
Të njëjtin problem kanë hasur edhe qytetarë të tjerë në zona të tjera të Tiranës, si Selitë, Sauk, Kamzë e të tjera të cilët ankohen sepse pas orës 16:00 nuk i gjejnë qendrat shëndetësore hapur, por nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë i tha Gazetasi.al se qendrat shëndetësore qëndrojnë të gjitha hapur rreth orës 20:00


Gazetasi.al komunikoi me qytetarë të ndryshëm të cilët shpjeguan se edhe mjekët vetë nuk u jepnin një shpjegim simptomave të tyre, duke i nxitu për të të bërë një test PCR.
“Mendoj se kam ftohje por duhet të bëj test PCR tani, këta tek qendra më tanë që nuk ka këtu”, i tha një qytetar Gazetasi.al i cili qëndronte në radhë përpara portës se qendrës shëndetësore Nr.2.
Lidhur e këtë situatë disa mjekë familjes i kanë shpjeguar Gazetasi.al se nuk kanë shumë kohë për t’u prononcuar pasi fluksi i pacientëve është i lartë.
Shqetësimi më i madh i tyre është se ka pasur raste kur i kanë këshilluar pacientët për të kryer testin PCR dhe ata e kanë anashkalua duke marrë vetëm mjekimin bazë që është deponi dhe vitaminat.
Mjekja e përgjithshme Moza Bushi shpjegon se kanë pasur shumë raste të tilla. Ajo tregon se shumë pacientë i kanë kaluar gjendjen edhe pa mjekime pa e përcaktuar çfarë është.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi


Mjeku infeksionist Arjan Harxhi i tha Gazetasi.al se infeksioni nga Covid-19, përshi Omicron nuk ka mjekim specifik në ditët e para kur ka ecuri të lehtë si çdo virozë tjetër.
“Sidoqoftë diagnostikimi në kohë bëhet i rëndësishëm si për rastet kur shfaqen format me prekje pulmonare apo komplikacione të tjera ashtu dhe tek personat që rrezikojnë të kalojnë forma të rënda nga Covid-19 përfshi variantin Omicron, sepse në këto raste protokollet e trajtimit ndryshojnë nga menaxhimi i një virozë të thjeshtë respiratorë”, shtoi Harxhi.
Ndërkaq situata e infektimeve të lehta deri në të moderura, paraqitet edhe në shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në të gjithë vendin janë rreth 13.340 raste aktiv shumë herë më shumë nga fillimi i dhjetorit të vitit të shkuar kur ky numër ishte rreth 6000, ndërsa për rastet e reja në përgjithësi kryeson Tirana. Situata e vështirë shëndetësore rreth e rrotull kryeqytetit, fatmirësisht nuk është e reflektuar në shifrat e shtrimeve, ku ka 123 pacientë për trajtim të moderuar dhe 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë!.
Tashmë varianti i ri Omicron është dominant në shumë vende në botë dhe ekspertët e shëndetit publik në vend kanë deklaruar se Ky variant tashmë është dominant në pjesën më të madhe të vendeve në botë dhe sipas mjekëve infeksionist pritet që në Shqipëri kulmi i rasteve të jetë në mes të muajit Janar.
Situata e Covid-19 në Europë ka vënë në vështirësi sistemet shëndetësore në Evropës për shkak të përhapjes së lartë të infektimeve gjatë festave. Pavarësisht nga studimet e hershme që tregojnë një rrezik më të ulët të sëmundjes së rëndë ose shtrimit në spital nga Omicron në krahasim me variantet e mëparshme por ekspertët e huaj thonë se situata në spitale është vështirësuar sepse “ka më shumë pacientë se sa mjekë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë