Varianti Omicron mund të mbijetojë më gjatë se versionet e mëparshme të koronavirusit në sipërfaqet plastike dhe lëkurën e njeriut, zbuluan studiuesit japonezë në testet laboratorike.
"Stabiliteti i tij mjedisor" i lartë aftësia e tij për të mbetur infektues - mund të ketë ndihmuar Omicron të zëvendësojë Delta si variantin dominues dhe të përhapet me shpejtësi, thanë ata.
Në sipërfaqet plastike, koha mesatare e mbijetesës së varianteve Alfa, Beta, Gamma dhe Delta ishin përkatësisht 56 orë, 191.3 orë, 156.6 orë, 59.3 orë dhe 114.0 orë.
Në krahasim me 193.5 orë për Omicron, siç raportuan studiuesit për revistën mjekësore "bioRxiv". Në mostrat e lëkurës, koha mesatare e mbijetesës së virusit ishte 8,6 orë për versionin origjinal, 19,6 orë për Alpha, 19,1 orë për Beta, 11,0 orë Gamma, 16,8 orë për Delta dhe 21,1 orë për Omicron. Në lëkurë, të gjitha variantet u çaktivizuan plotësisht nga 15 sekonda ekspozim ndaj dezinfektuesve të duarve me bazë alkooli.
"Prandaj rekomandohet shumë që praktikat aktuale të kontrollit të infeksionit (higjienës së duarve) të përdorin dezinfektues siç propozohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë",thanë studiuesit.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.