Shendet

Omicron, do të jetë e nevojshme një dozë e katërt?

Mbrojtja kundrejt Omicron duket se zbehet më shpejt se Delta, kanë thënë ekspertët britanikë, duke treguar se së shpejti mund të nevojitet një dozë e katërt për grup moshat më të vjetra në popullatë.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tha se ka identifikuar një rënie 15 deri në 25 për qind më të shpejtë të mbrojtjes kundër sëmundjes simptomatike për ata që kanë marrë tre doza vaksine.
Në tërësi, njerëzit që preken nga Omicron kanë 50 deri në 70 për qind më pak gjasa të kenë nevojë për kujdes spitalor në krahasim me variantet e mëparshme, sipas eksperteve.
“Më shumë të dhëna nevojiten për të përcaktuar se sa zgjat mbrojtja kundër shtrimit në spital nga Omicron. Kjo më pas do të jetë hapi kyç për vendimin nëse do të duhet një dozë e katërt vaksine. Ne nuk do të nxitonim për të ndryshuar politikën e vaksinimit derisa të kemi më shumë ide sa do të jetë mbrojtja nga Omicron”, Mary Ramsay, drejtuese e imunizimit në UKHSA.
Megjithatë, Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore në UKHSA, tha se ishte "e rëndësishme të pranohet" se shumica e njerëzve mbi 60-ve duhet të bëjnë një dozë vaksine tjetër pas gjashtë muajsh.
“Prioriteti ynë është që së pari të vaksinojmë personat që nuk janë vaksinuar dhe më pas të marrim përforcues në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur”, thotë ajo.

Analiza e të dhënave paraprake tregoi se një individ me Omicron vlerësohej të kishte ndërmjet 31 për qind dhe 45 për qind më pak gjasa për të shkuar në spital dhe 50 deri në 70 për qind më pak gjasa për t'u shtruar.
"Analiza jonë e fundit tregon një sinjal të hershëm inkurajues se njerëzit që preken nga varianti Omicron mund të jenë në një rrezik relativisht më të ulët të shtrimit në spital sesa kur janë prekur nga variantet e tjera”, tha Jenny Harries, shefi ekzekutiv i UKHSA.
Duke nisur nga përhapja e variantit Omicron Izraeli para një jave nisi të aplikojë dozën e katër të vaksinës për personat mbi 60 vjeç, punonjësit mjekësorë dhe njerëzve me sistem imunitar të dobët./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë