Një sezon i paharrueshëm që përmriësohet gjithnjë e më shumë për Olympiacos. Ndërsa vazhdojnë festimet për 100 vjetorin e klubit, skuadra e basketbollit jep më të mirën për ta futur këtë vit në historit. Ajo mundi Real Madrid 3-1 në Playoff-in e “Turkish Airlines EuroLeague” duke arritur në “Final Four” për të 4 sezon rradhazi. Edhë një vit më parë, Olympiacos bëri histori duke u kualifikuar për të 3 herë në rradhazi në “Final Four”. Më herët kishte arritur 2 herë rradhazi në “Final Four” në 3 raste të ndryshme (1994 & 1995; 2009 & 2010; 2012 & 2013).

Tani skuadra e Georgios Bartzokas është më e etur se kurrë të fitojë titullin e parë në EuroLeague prej vitit 2013. Në Epokën modern të EuroLeague, kjo është hera e 10 që Olympiacos mbërrin në “Final Four”. Më herët e bëri këtë në vitet 2009, 2010, 2012, 2013, 2015, 2017, 2022, 2023 dhe 2024. Olympiacos barazoi Real Madrid për kualifikimin në “Final Four” në EuroLeague-n moderne. Por rekordi mbahet ende nga CSKA Moscoë (17) dhe FC Barcelona (12).

E drejtuar Bartzokas, skuadra helene i dha fund pritjes 5 vjeçare për në “Final Four” në 2022. Olympiacos ka fituar dy tituj në EuroLeague në 2012 dhe 2013 kur u bë skuadra e dytë që fitonte rradhazi pas Maccabi Playtika Tel Aviv (2004, 2005). Prej atij momenti, Anadolu Efes Istanbul është skuadra e vetme që e ka fituar titullin rradhazi në 2021 dhe 2022. Përpara Epokës moderne në EuroLeague era, Olympiacos ishte shpallur kampione e Evropës në vitin 1997.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.