Politike

Olsi Rama e paditi në SPAK, Bardhi i drejtohet kryeministrit: Çfarë bënte vëllai yt me makinën e kartelit të drogës?

Një ditë pas kallëzimit të ri për shpifje në SPAK të Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit ka reaguar edhe ky i fundit.

“...Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama!”, shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë