Gazeta Si – Olsi Dado është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lajmi konfirmohet nga KLP, teksa Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK Altin Dumani për nevoja pune.
Ai ka lënë detyrën e drejtorit në Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.
Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama në Tiranë.
Përveç Olsi Dados, SPAK pritet t’i shtohen dhe dy prokurorë të rinj, duke e çuar numrin në 20 prokurorë total.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



