Drejtësia

Olsian Çela kërkon reflektim nga prokurorët për masat e sigurisë ‘arrest në burg’

Gazeta Si – Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, gjatë raportimit vjetor në KLP, përmendi edhe një shqetësim sa i takon masave të sigurisë ndaj të dyshuarve apo të pandehurve.

Ai tha tha se duhet të ketë kujdes të shtuar nga ana e prokurorëve pranë Shkallëve të Para dhe fokusi të mos jetë tek caktimi i masës së “arrest me burg”, por të shihen masa të tjera alternative.

“Ka një aplikim të ulët të masave të tjera sigurimit, përveç atij të arrestit me burg, i është kërkuar prokurorive, të ketë një aplikim më të kujdesshëm, më të balancuar. Për këtë qëllim nxorëm edhe një udhëzim të përgjithshëm në korrik dhe u kërkohet që për mënyrën si i vlerësojnë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë, të tregohet kujdes i shtuar”.

Sipas Çelës, “fokusi duhet të jetë për caktimin e masave alternative dhe jo arrest me burg. Nga prokuroritë pranë Shkallëve të Para, nuk e kam gjetur këtë reflektim. Është në të njëjtin nivel, në mos më e lartë se një vit më parë”, tha kryeprokurori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë