Bota

Oksidi i azotit do të jetë i paligjshëm në Britani, dënime deri në 14 vite burg për tregtarët

Oksidi i azotit do të jetë i paligjshëm nga muaji i ardhshëm në Britaninë e Madhe. Ligji i ri vjen pasi ministrat u zotuan të ndërmarrin veprime për përdorimin e drogës në komunitete, të cilat shkaktuan sjellje antisociale dhe probleme mes të rinjve.

Substanca, e njohur si gazi që shkakton të qeshura do të bëhet një drogë e kontrolluar i klasës C sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogave (1971) nga 8 Nëntori. Përdoruesit mund të përballet deri në dy vite burg, ndërsa dënimi maksimal për tregtarët është dyfishuar në 14 vjet, ka konfirmuar Home Office sipas Sky News.

Oksidi i azotit është droga e dytë më e përdorur nga 16 deri në 24 vjeç në Angli pas kanabisit, mes shqetësimeve në rritje për problemet shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i tij.

Një hetim i Sky News zbuloi se si marrja e oksidit të azotit nga dyqanet ishte “aq e lehtë sa blerja e një buke”, ndërsa një përdorues, në moshën 20-vjeçare, tregoi se si varësia nga oksidi i azotit i krijoi probleme shëndetësore.

Ministri i Krimit dhe Policisë, Chris Philp tha se përdoruesit dhe shitësit do të “përballen me forcën e plotë të ligjit”.

“Tolerancë zero ndaj sjelljeve antisociale dhe marrjes flagrante të drogës në hapësirat tona publike. Abuzimi i oksidit të azotit është i rrezikshëm edhe për shëndetin e njerëzve dhe sot, ne po u dërgojmë një sinjal të qartë të rinjve se ka pasoja për keqpërdorimin e drogës”, tha ai.

“Ka më shumë se 600,000 përdorues të oksidit të azotit në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumica e njerëzve e përdorin atë disa herë në vit”,  tha për Sky News Harry Summall, profesor në Universitetin John Moores në Liverpool.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë