Lojëra me Dore

Oklahoma mund Pacers dhe fiton titullin e 2 në NBA

Oklahoma City Thunder mbylli një sezon të jashtëzakonshëm pas fitores në Finalen e 7 ndaj Indiana Pacers, 103-91 për titullin e parë në NBA prej largimit nga Seattle në vitin 2008. Lojtari më i mire i sezonit të rregullt, Shai Gilgeous-Alexander ishte heroi në “Paycom Center” me 29 pike dhe 12 asists, mëngjesin e kësaj të hëne me orën verore të Evropës Qendrore. Ai u shpall gjithashtu edhe Lojtari më i mirë i Finaleve, i pari basketbollist që e bën këtë pas Shaquille O’Neal në vitin 2002 si lojtari që fiton trofetë personalë brenda një sezoni. 

Pacers mori goditjen përfundimtare kur humbi për dëmtim,  Tyrese Haliburton që la parketin në mesin e periodës së parë pas këputjes së tendinës së Akilit. Largim që rriti ndjeshëm shanset e Oklahoma City-t në pjesën e dytë. Thunder e mbyllën sezonin e rregullt me rekordin 68-14 si skuadra e pestë që fiton më shumë ndeshje në sezonin e rregullt. Në Finalet e dy skuadrave të vogla në NBA, kampionët e Eastern Conference (Pacers) ja dolën të conin skuadrën më të mire (Thunder) në sfidën e 7. Pas largimit të Haliburton, Pacers u mbrojtën fort duke e mbyllur pjesën e parë me 1 pikë më pak. 

Por nën udhëheqjen e Gilgeous-Alexander, Thunder e nisën 0-5 periodën e 3 dhe 9-0 të katërtën. Bennedict Mathurin ishte shënuesi më i mirë për Pacers me 24 pikë i ndjekur nga Pascal Siakam dhe McConnell me 16 secili, por sërish Indiana nuk ja doli të fitonte titullin në NBA. Oklahoma City Thunder u bë skuadra e parë që shënon 100 apo më shumë pikë në ndeshjen e 7 Finale në NBA prej vitit 1988, kur Los Angeles Lakers mundën Detroit Pistons 108-105.

  • Tituj në NBA
    18 – Boston Celtics
    17 – Los Angeles Lakers
    7 – Golden State Warriors
    6 – Chicago Bulls
    5 – San Antonio Spurs
    3 – Miami Heat, Detroit Pistons, Philadelphia 76ers
    2 – Milwaukee Bucks, Houston Rockets, New York Knicks
    1 – Denver Nuggets, Cleveland Cavaliers, Toronto Raptors, Oklahoma City Thunder, Seattle Supersonics, Dallas Mavericks, Washington Bullets, Portland Trail Blazers, Atlanta Hawks, Sacramento Kings, Baltimore Bullets

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë