Politike

OKB, Zelenski vlerëson Ramën: I treguat botës se si duhet trajtuar Rusia

Gazeta Si – Debati të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus Vasily Alekseyevich Nebenzy në mbledhjen e këshillit të OKB-së i ka bërë jehonë presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. Ai në rrjetet sociale ai falendëron Ramën për qëndrimin e mbajtur, duke shtuar se i tregoi botës se si duhet trajtuar Rusia sa i përket agresionit ndaj Ukrainës.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky në X.

Ai shoqëron postimin e tij me mometin e videos, ku Rama i drejtohet ambasadorit rus se Zelenski nuk e merr fjalën nëse Rusia tërhiqet nga lufta. “Duke ardhur nga ju gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse, duke qenë se e përsëritët shumë herë. Shkelja ka të bëjë me faktin që Zelenseky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit. Ka një zgjidhje për këtë: Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”, replikoi Rama ndaj ambasadorit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë