Bota

OKB, SHBA dhe Izraeli nuk mbështesin rezolutën për armëpushim në Gaza

Nga Gazeta 'Si'- Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork u përpoqën të arrinin një përmbajtje që të ishte e pranueshme për të gjithë. Por në fund rezoluta dështoi në dënimin e aktit terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. 

Dështoi në këtë fjali të vetme, deklaroi zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood që e ngriti dorën për të vendosur veton kundër rezolutës: "Jemi të zhgënjyer, që autorët e rezolutës nuk kanë shprehur ngushëllimin për viktimat e sulmit të neveritshëm, dhe nuk kanë dënuar vrasësit e tyre. Kjo është e pabesueshme."

Wood kritikoi që nuk është përmendur në deklaratë dhuna e seksualizuar e militantëve të Hamasit. Hamasi kategorizohet nga SHBA, Gjermania, BE e disa vende arabe si organizatë terroriste. Në një kohë që Këshilli i Sigurimit në 20 vitet e fundit ka theksuar në mënyrë të përsëritur, se një dhunë e tillë në konflikte të tilla duhet të merret seriozisht, u shpreh Wood.

Po ashtu i dërguari amerikan në Këshillin e Sigurimit u shpreh, se deklarata nuk njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Një armëpushim i përkohshëm nuk mund të kthehet në këto kushte në një paqe të qëndrueshme.

"Një ndalim i misionit ushtarak izraelit do t'i mundësojë Hamasit të vazhdojë sundimin e tij dhe të vendosë farën për luftën e ardhshme", theksoi Wood. Ndërkohë përpjekjet diplomatike vazhdojnë. Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken zhvilloi bisedime me homologë nga vendet arabe. SHBA kanë theksuar, se iniciativa të tilla mund të rrezikojnë përpjekjet diplomatike në vend.

Takimin e Këshillit të Sigurimit e nxiti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përmes një mase të pazakontë. Guterres i ishte referuar nenit 99 të Kartës së OKB-së. Ky instrument i lejon atij të ndërhyjë në agjendën e Këshillit të Sigurimit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë