Aktivitetet njerëzore po dëmtojnë dhe degradojnë tokat, sipas një raporti të ri të OKB-së.
Deri në 40% të terrenit global tashmë është zhvlerësuar, kryesisht përmes bujqësisë moderne. Nëse asgjë nuk ndryshon,tokat do të degradohen totalisht.
Por nëse tokat restaurohen dhe mbrohen, ato mund të ndihmojnë në frenimin e ndryshimeve klimatike.
Ky botim i dytë i “Perspektivës Globale të Tokës” shqyrton se si bota po menaxhon burimet e tokës si toka, uji dhe biodiversiteti.
Një fokus i madh është degradimi i tokave të Tokës. Kjo do të thotë veprimet që po bëjnë që shëndeti i përgjithshëm i tokës të bjerë, të bëhet më pak pjellor.
Raporti përshkruan dëmin që është bërë me tokat. Sipas të dhënave rreth gjysma e popullsisë së botës është e prekur nga degradimi i tokave tona.
Të dhënat e raportit kanë treguar se sistemet ushqimore kanë qenë shkaktari i vetëm më i madh i dëmtimit.
Sistemet ushqimore janë përgjegjës për 80% të shpyllëzimit dhe 70% të përdorimit të ujërave të ëmbla.

“Ne nuk mund të vazhdojmë ta marrim tokën si të mirëqenë,” tha Ibrahim Thiaw, sekretari ekzekutiv i Konventës së OKB-së për mjedisin.
Ai shtoi se nuk mund të vazhdojmë të mendojmë se ka mjaft tokë atje. Duke ju përgjigjur lakmisë sonë të pangopur për ushqim.
Ndërkaq,restaurimi përfshin mbjelljen e më shumë pemëve, menaxhimin më efektiv të kullotjes dhe ndihmën për rigjenerimin natyror të disa zonave.
Nëse qeveritë shkojnë përtej restaurimit dhe mbrojnë në mënyrë aktive tokat gjithashtu, kjo do të shihte rritjen e rendimentit të të korrave.
Gjithashtu do të forconte aftësinë e tokës për të ruajtur karbonin dhe ujin. Humbjet e biodiversitetit do të vazhdojnë, por rreth një e treta e humbjeve të parashikuara mund të parandalohen.
Raporti i OKB-së thotë se shumë praktika bujqësore rigjeneruese, mund të rrisin rendimentet e të korrave.Kjo mund të ndodh duke tërhequr më shumë karbon nga atmosfera.
Në COP26 në Glasgow, liderët politikë nga rreth 130 vende premtuan të punojnë për të ndaluar shpyllëzimin dhe degradimin e tokës.
OKB-ja thotë se konsumatorët në të gjithë botën mund të kenë një ndikim të madh në menaxhimin e tokës.
“Ne të gjithë duhet të jemi, të ndërgjegjshëm për faktin se mund të bëjmë diçka”, tha Thiaw.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



