Raporti i sapopublikuar nga OKB ka gjetur se trupat ruse në Ukrainë kanë kryer një sërë krimesh lufte përfshirë ekzekutimin, torturën, përdhunimin dhe lloje te tjera të dhunës seksuale kundrejt civilëve ukrainas.
Raporti detajon se si janë shkelur të drejtat njerëzore në katër rajonet e pushtuar nga forcat ruse, Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy.
Rasti më tragjik i dhunës seksuale është ai i një vajze 4 vjeçare. Në Kiev, mars 2022, dy ushtarë rusë hynë në shtëpinë e një gruaje 22 vjeçare dhe e përdhunuan atë, dhunuan seksualisht bashkëshortin e saj dhe detyruan 4 vjeçaren të performojë seks oral tek njëri nga ushtarët.
Komisioni i OKB tha se viktimat e dhunës seksuale janë nga 4 në 80 vjeç.
Një grua 56-vjeçare shpjegoi se si dy nga tre forcat e armatosura ruse që hynë në shtëpinë e saj e përdhunuan në grup, i treti e shikonte teksa masturbonte. I vodhën ushqime dhe para. Ajo mësoi disa javë më vonë se, në një incident të veçantë, burri i saj ishte torturuar dhe ekzekutuar.
Një grua 83-vjeçare përshkroi se si, ndërsa fshati i saj ishte i pushtuar nga forcat e armatosura ruse, ajo u përdhunua nga një ushtarak i forcave të armatosura ruse në shtëpinë e saj ku ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj me aftësi të kufizuara fizike.
Raporti tregon se disa viktima kanë refuzuar të flasin për këtë dhe disa të tjerë kanë konsideruar vetëvrasjen.
Kushtet e paraburgimit ishin çnjerëzore. Sipas viktimave, hapësira ishte aq e mbushur me njerëz, saqë disa u detyruan të qëndronin në këmbë ose të flinin në karrige për javë të tëra. Nuk kishte dritë apo ventilim dhe ajri ishte i nxehtë dhe mbytës.
Uji pikonte nga tavanet dhe muret edhe nuk kishte dushe apo tualete. Kishte akses shumë të kufizuar në ushqim dhe ujë, dhe pothuajse asnjë akses në kujdesin mjekësor. Ushtarët qëllonin rastësisht pranë viktimave për t’i trembur ato.
Raporti shtoi se ushtarët rusë i referoheshin civilëve ukrainas si “fashistë” ose “bagëti” gjatë seancave të marrjes në pyetje.
Individët u vunë në pranga, të lidhur, me sy të mbyllur dhe u rrahën me pushkë ose shkopinj. Sipas komisionit, forcat ruse administruan gjithashtu goditje dhe kryen ekzekutime të rreme.
“Viktimat përshkruan gjithashtu akte të zhveshjes së detyruar gjatë periudhave të gjata, përpara të tjerëve, të cilat gjithashtu përbëjnë dhunë seksuale”, thuhet në raport./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.