Francezi Sébastien Ogier e gdhendi akoma më thellë emrin e tij në librat e historisë duke e çuar rekordin e fitoreve në “Rallye Monte-Carlo” në 10 të tilla, në startin e sezonit “2025 FIA World Rally Championship”. Në bordin e një “Toyota GR Yaris Rally1”, Ogier triumfoi me një diferencë prej 18.5 sekondash ndaj shokut të skuadrës, Elfyn Evans në Alpet franceze.
Të dy pilotët zgjodhën gomat e buta Hankook për etapën “Avançon – Notre-Dame du Laus” por mbetën në vështirësi në të parafundit “Digne-les-Bains/Chaudon-Norante”. Në këtë moment ndjenë kërcënimin e Adrien Fourmaux që u shkëput momentalisht nga të dy Toyota-t me 23.9 dhe 17.8 sekonda përkatësisht duke rrezikuar rendin në podium.

Fourmaux që debutoi në “Hyundai WRC” pas një sezoni pushim pas transferimit nga “M-Sport Ford” shpresoi për pistë të thatë që të shfrytëzonte avantazhin e gomave por akulli në “Col de Turini” vuri ekuilibrat mes tij dhe Ogier-Evans.
Në përfundim Ogier kapitalizoi fitoren e 10 ndërsa Evans la pas Fourmaux me një diferencë prej 7.5 sekondash. Ndërkohë që shpresat e Yohan Rossel për një titull në “2025 WRC2” morën një shtysë të madhe pas fitores në “Rallye Monte-Carlo”. Një vit më parë, piloti i “Citroën C3 Rally2” pati një diferencë prej 4 sekondash me Pepe López por këtë rradhë Rossel zhvillli garën e tij pa u shqetësuar duke triumfuar me 2 minuta më shpejt se ndjekësi më i afërt.

Në klasin e ulët WRC3, Arthur Pelamourgues hyri nga dera kryesore pas një fitoreje të pakontestueshme në “Rallye Monte-Carlo” me një diferencë prej 5 minutash e 2.7 sekondash ndaj vendit të dytë. Në bordin e “Renault Clio Rally3” debutuesi francez ishte i pandalshëm duke humbur vetëm një etapë në 4 ditët e eventit. Në përfundim Monte-Carlo pa një dominim francez në të 3 klaset, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm të WRC kryesojnë menjëherë Sébastien Ogier dhe “Toyota GR Yaris Rally1”. Ndërsa për fitoren e 15 në WRC2, Arnaud Dunand dhe Yohan Rossel, u nderuan me një çmim special.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



