Gazeta Si –Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vetë ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në apel, por ishte i përfaqësuar prej avokatit të tij Ermir Beta.
Që prej 10 shkurtit, Veliaj mbahet në paraburgim nën akuzat e korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave.
Gjatë hetimeve për të, ndaj tij u shtua edhe akuza e futjes së sendeve të paligjshme në qeli pasi gjatë kohës që transportohej në gjykatë, kishte përdorur telefonin e një polici për të folur me gruan e tij.
Sipas avokatëve të Veliajt, nuk ekzistojnë rrethanat për mbajtjen në burg të kryebashkiakut i cili prej muajsh tashmë është ‘banor’ i Durrësit duke qenë se aty mbahet në paraburgim.
Ndërkohë së fundmi, SPAK i ka shtuar edhe një akuzë tjetër Veliajt, atë të “fshehjes së pasurisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.