Drejtësia

Ofroi para në këmbim të votës në zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon me 80 orë punë publike ish-kryeplakun e Bërxullës

Gazeta Si - GJKKO ka shpallur fajtor ish-kryeplakun e Bërxullës, Agim Loci, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor, duke e dënuar me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe kodit të procedurës penale, ai do të kryejë 80 orë punë në interes publik, për 6 muaj.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj, të vitit 2023, për Bashkinë Vorë, ku shtetësja me iniciale A.L., e bija e Agim Locit, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Loci ka rezultuar se i ka ofruar shtetasit me iniciale A.K. para me vlerë prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, më 14 maj 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë