Ka ndodhur

OFL shënjestron tre të dënuar në Tiranë, Elbasan e Bulqizë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të martë në Tiranë, Elbasan e Bulqizë.

Kësaj radhe formulari iu është dërguar 3 të dënuarve për vrasje, prodhim narkotikësh dhe prostitucion.

Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL janë:

Aleksandër Kuqja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Haki Përkoxha, banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Vasil (Vladimir) Bajraktari, banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë