Dy të dënuar për vjedhje nga Tirana duhet të përgjigjen para OFL.
Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka nisur kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së ture këtyre të dënuarve:
Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;
Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




