Ka ndodhur

OFL shënjestron dy të dënuar në Korçë dhe Kurbin

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Korçë dhe Kurbin, ku u ka kërkuar 2 subjekteve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL janë:

Kristaq Caca, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;

Durim Hasolli, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë