Ka ndodhur

OFL shënjestron 4 të dënuar në Gjirokastër

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të martë në Gjirokastër, duke vënë në shënjestër katër të dënuar të tjerë për trafikim narkotikësh.

OFL thotë se u është dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Niko Qëndri banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çimi (Ndriçim) Ibrahimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Avdul Avduli banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ermal Ndreu banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë