Futboll

Ofertë zyrtare nga Katari, 6 miliardë euro për blerjen e Mançester Junajtid

Gazeta Si – Mançester Junajtid mund të përfundojë shumë shpejt në duart e Katarit. Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani, president i ‘Qatar Islamic Bank’, ka bërë një super ofertë për blerjen e ‘Djajve të kuq’ nëpërmjet ‘92 Foundation’.

Sipas burimeve të shtypit anglez, ai është gati të investojë 6 miliardë euro. Al Thani ka bërë një ofertë zyrtare për blerjen e klubit anglez, sipas kërkesës së grupit ‘Raine’, që po merret me shitjen e Mançester Junajtid për familjen Glazer.

“Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani ka konfirmuar sot se ka bërë një ofertë për të blerë 100% të aksioneve të Mançester Junajtid. Oferta parashikon rikthimin e klubit në kohët më të mira, brenda dhe jashtë fushës, si dhe do të rikthejë tifozët në qendrën e Mançesterit.

Vizioni i ofertës është që Mançester Junajtid të shkëlqejë sërish dhe të bëhet klubi më i madh i futbollit në botë”, – shkruhet në njoftimin e kompanisë, ku aksioner kryesor është fondi sovran katariot, që ka në pronësi ‘Qatar Sports Investments’, që gjithashtu kontrollon edhe PSG-në.

Ajo e Al Thanit nuk është oferta e vetme për Junajtid. Miliarderi britanik Jim Retcliffe dhe kompania e tij ‘Ineos’, pronarë të Nisës në Francë dhe Losanës në Zvicër, e ka bërë të ditur publikisht interesimin për Mançester Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë