Politike

‘Ofensivë e kombinuar Rama-Berisha kundër SPAK’/ Basha, paketë ligjore në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi të shtunën se do të depozitojë në Kuvend një sërë amendamentesh që në thelb synojnë mbrojtjen e SPAK dhe BKH. Sipas tij, amendamentet kanë si qëllim të ndalojnë “ofensivën e kombinuar të PS dhe një pjese të opozitës për të frenuar dhe vënë në kontroll SPAK, bashkë me BKH, GJKKO”.

“Kjo ofensivë po kryhet në mënyrë të kombinuar”, shtoi ai.

Më tej Basha përcolli amendamentet në vija të përgjithshme

“PD do të depozitojë javën e ardhme një sërë propozimesh ligjore lidhur me mbështetjen efektive të SPAK dhe BKH. Kjo paketë pro SPAK anti korrupsion, nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës të Edi Ramës, Sali Berishës Ilir Metës dhe të tjerë. Në këtë kontekst 4 janë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore, PD do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit, për përmbushjen e burimeve njerëzore. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme  për të rritur me 50% numrin e hetuesve të BKH, bashkë me fondin e pagave për ta, por edhe rritjen e mbështetjes logjistike qoftë për hetuesit aktualë, qoftë për ata që do ti bashkangjiten kësaj strukture për të përballuar volumin e jashtëzakonshëm të çështjeve që vetëm shtohen si rezultat i korrupsionit qeveritar. Rritjen me 50% të numrit të këshilltarëve ligjorë për SPAK.

Janë asistentët juridikë të Prokurorëve të SPAK që po kështu me numrat aktualë janë të mbingarkuar për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe vendosmërisë së tyre për të mos mbyllur sytë por për të hetuar korrupsion dhe vendosjen e përgjegjësve para ligjit”, tha Basha.

Sipas tij, do të propozohet edhe rritja e fondit përkatës për ndihmë logjistike për SPAK.

“:Do të dërgojmë javën e ardhshme edhe parashikime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të prokurorëve të SPAK”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë