Quajeni atë hajmali ose fatsjellës, nëse preferoni, sezoni i Alvaro Odriozola doli të jetë vërtet i jashtëzakonshëm. I paguar 30 milionë euro nga Real Madrid te Real Sociedad në verën e vitit 2018, 24-vjeçari spanjoll u bë hero në sezonin 2019/20. Kjo shpjegohet me bilancin e vitit të tij midis minutave të luajtura (613 në total) dhe trofeve të fituara, kupa që e panë atë aktor jo protagonist nga Spanja në Gjermani.

Një vit i çmendur, i cili filloi te Real Madrid (4 paraqitje totale) por jo për këtë arsye pa trofe. Po, sepse në titullin numër 34 blancos është edhe “firma” e tij: falë tre ndeshjeve të luajtura në tërësi (kundër Celta Vigo, Osasuna dhe Granada) përveç 74 minutave në Mallorca. Fakti që ishte vetëm një alternative për Zidane, e tregon prania e tij në tribunën e Jeddah në fillim të janarit: luhej Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite dhe lojtari u la jashtë me Valencia dhe Atletico Madrid, por megjithatë mund të shtojë në vitrinën e tij edhe trofeun tjetër kombëtar. Dhe nuk ka përfunduar ende…

Në 22 janar u bë zyrtar huazimi i Odriozola te Bayern Munich, një destinacion ku ish-lojtari i Real Sociedad synonte të fitonte më shumë hapësirë. Në realitet, Flick i dhuron atij vetëm 5 paraqitje zyrtare (dy si titullar dhe asnjëherë 90 minuta) me gjithë dëmtimin e Pavardit dhe besimin te Kimmich në të djathtë, vetëm sa për të arritur 10 ndeshje në sezon dhe “të fitojë” tripletën në Gjermani. Pak rëndësi ka që në Gjermani bilanci ishte 179 minuta gjithsej (me një asist ndaj Lewandowski kundër Chelsea), nga ana tjetër llogaritë bëhen shpejt: 5 trofe në sezon me 613 minuta të luajtura, 1 trofe çdo 122 minuta. Një histori e denjë për librin e rekordeve Guinness, një burim krenarie për Odriozolan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




