Shendet

OBSH shqyrton ndikimin e virusit të lisë së majmunit në spermë

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton raportet se virusi i lisë së majmunit është i pranishëm në spermën e pacientëve. Kështu eksplorojnë mundësinë që sëmundja të mund të transmetohet seksualisht, tha të mërkurën një zyrtar i OBSH-së.

Shumë raste në shpërthimin aktual të lisë së majmunëve, të përqendruara kryesisht në Evropë, janë midis partnerëve seksualë që kanë pasur kontakt të ngushtë. Pikërisht për këtë OBSH ka këshilluar që të evitohen kontaktet e teperta seksuale.

Ditët e fundit, shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ADN virale në spermën e një grup pacientësh me lisë majmuni në Itali dhe Gjermani. Duke përfshirë një mostër të testuar në laborator që tregonte se virusi i gjetur në spermën e një pacienti të vetëm ishte në gjendje të infektonte një person tjetër dhe duke u përsëritur.

Catherine Smallwood, menaxhere e incidenteve të lisë së majmunëve në OBSH/Evropë, tha se nuk dihej nëse raportet e fundit nënkuptonin se virusi i lisë së majmunëve mund të transmetohej seksualisht.

“Kjo mund të ketë qenë diçka për të cilën ne nuk ishim në dijeni në këtë sëmundje më parë.Ne me të vërtetë duhet të përqendrohemi në mënyrën më të shpeshtë të transmetimit dhe ne e shohim qartë që të lidhet me kontaktin lëkurë me lëkurë”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Më shumë se 1300 raste të sëmundjes virale janë raportuar nga rreth 30 vende që nga fillimi i majit. 

Shumica e rasteve janë raportuar te meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Përhapja ka shkaktuar shqetësim pasi virusi rrallë shihet jashtë Afrikës, ku është endemik, dhe shumica e rasteve evropiane nuk lidhen me udhëtimin në kontinent.

Me përhapjen e shpërthimit, OBSH ka rekomanduar vaksinimin e synuar të kontakteve të ngushta, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, por ka paralajmëruar se tashmë po shihet një nxitim për grumbullimin e vaksinave.

“Edhe një herë, një qasje ‘unë e para’, mund të çojë në pasoja të dëmshme në rrugë.Unë u kërkoj qeverive të trajtojnë linë e majmunëve pa përsëritur gabimet e pandemisë dhe duke mbajtur barazinë në zemër të gjithçkaje që bëjmë”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë