Qumështi formulë duhet të shitet në paketim të thjeshtë për të ndaluar prindërit të mashtrohen nga marketingu, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ekspertët nga OBSH thanë se industria po përdorte paketimin për të promovuar markat me çmime të larta.
Studiuesi i OBSH-së, Dr Nigel Rollins tha në konferencën vjetore të Unicef UK Baby Friendly se paketimi për qumështin formulë shpesh herë përmban deklarata si “me formulë të veçantë”, duke dhënë përshtypjen se është i një cilësie më të lartë se të tjerët dhe automatikisht markat mund të vendosin çmime më të larta.
Pretendimet ‘shfrytëzuese’ përfshijnë fjalë si “ndjeshme” ose “qetësuese”, për të sugjeruar se produkti do të qetësonte foshnjat që qanin.
Në fakt, me ligj, të gjitha formulat për fëmijë duhet të përfshijnë një përzierje të caktuar të lëndëve ushqyese.
Elizabeth Duff, nga një shoqatë prindërish në Britani tha se prindërit nuk duhet të ndihen fajtorë për moszgjedhjen e markës më të shtrenjtë në raftet e supermarketeve.
“Ky është një marketing i papërgjegjshëm që streson prindërit me qëllime të mira që duan më të mirën për fëmijën e tyre. Paketimi më i thjeshtë për të gjitha formulat mund të përforcojë mesazhin se markat e ndryshme janë në thelb të njëjta”.
Do të varet nga qeveritë individuale që të zbatojnë çdo legjislacion të thjeshtë për paketimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




