Aspartame, një nga ëmbëltuesit artificialë më të përhapur në botë, është një kancerogjen i mundshëm, siç pritet ta shpallë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e ardhshëm, sipas Reuters.
Nëse zbulimi i agjencisë është i vërtetë, atëherë njoftimi i organizmit ndërkombëtar pritet të sjellë përçarje të madhe në industrinë ushqimore.
Aspartame, e cila përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “kancerogjen i mundshëm njerëzor” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), thanë burimet për Reuters.
Që nga viti 1981, OBSH ka thënë se aspartami është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë. Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg do të duhet të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me pije në varësi të sasisë së aspartamit në pije, çdo ditë që të jetë në rrezik, një vendim që është kundërshtuar shumë herë.
Një zëdhënës i IARC tha se gjetjet ishin konfidenciale deri në korrik, por shtoi se ato ishin “plotësuese”, me përfundimin se ky do jetë hapi i parë themelor për të kuptuar produktet kancerogjene.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




