Numri mesatar i vdekjeve globale nga COVID-19 ishte 6% më i lartë në fundjavë, krahasuar me ditët e javës gjatë gjithë pandemisë, sipas statistikave të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë(OBSH).
Hulumtimi i planifikuar për prezantim këtë muaj në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, zbuloi se në mbarë botën kishte mesatarisht 449 vdekje më shumë nga Covid-19 në fundjavë sesa ditët e javës (8,532 kundrejt 8,083).
Rritja më e lartë e vdekjeve nga Covid-19 ishte në Shtetet e Bashkuara (mesatarisht 1,483 vdekje në fundjavë kundrejt 1,220 vdekjeve të ditëve të javës), e ndjekur nga Brazili (1,061 kundrejt 823), Mbretëria e Bashkuar (239 kundër 215) dhe Kanada (56 kundër 48 vdekjeve).
Vetëm Gjermania raportoi dukshëm më pak vdekje mesatare në fundjavë krahasuar me ditët e javës.
Studiuesit e OBSH kanë deklaruar se rritja e vdekjeve nga Covid-19 gjatë fundjavave mund të pasqyrojë vonesat e raportimit, por gjithashtu ka të ngjarë për shkak të niveleve të stafit të spitalit dhe faktorëve të tjerë organizativë.
Të dhënat nuk marrin parasysh faktorët individualë të rrezikut të pacientëve, politikat lokale dhe ndërhyrjet e shëndetit publik, të cilat mund të kenë ndikuar në rezultatet.
“Studime të mëtejshme, me të dhëna të detajuara klinike nevojiten për të hetuar drejtuesit dhe shkaqet e rrezikut të vdekjes gjatë ditëve të javës dhe fundjavës nga Covid-19,” thanë studiuesit në deklaratë.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje