Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi përdorimin e trajtimit oral antiviral COVID-19 të Pfizer tek pacientët me rrezik të lartë.
Një analizë e të dhënave të provës nga agjencia e OBSH-së tregoi se terapia me këtë antiviral, ul në mënyrë dramatike rrezikun e shtrimi në spital.
Rekomandimi i OBSH vjen pasi mijëra njerëz vdesin nga COVID-19 çdo javë, pavarësisht nga një shkallë globale e infeksionit në rënie.
“Nga trajtimet ekzistuese të COVID-19, Paxlovid i Pfizer është deri tani më efektivi”, thanë ekspertët e OBSH.
Terapitë e tjera përfshijnë molnupiravirin rival të Merck & Co , remdesivir intravenoz të Gilead Sciences dhe trajtimet me antitrupa.

Një analizë e OBSH-së e dy sprovave klinike të Paxlovid që përfshinin gati 3,100 pacientë tregoi se uli rrezikun e shtrimit në spital me 85%.
Në pacientët me rrezik të lartë, përdorimi i Paxlovid mund të çojë në 84 më pak shtrime në spital për 1000 pacientë, sipas të dhënave.
“Këto terapi nuk zëvendësojnë vaksinimin. Ato thjesht na japin një mundësi tjetër trajtimi për ata pacientë që infektohen dhe janë në rrezik më të lartë,” tha Janet Diaz, drejtuese e OBSH-së në menaxhimin klinik, duke iu referuar pacientëve me gjendje kronike themelore.
Megjithatë, ka sfida që mund të kufizojnë adoptimin e Paxlovid. Duke qenë se duhet marrë në fazat e hershme të sëmundjes për të qenë efektive, qasja në teste të shpejta dhe të sakta është e domosdoshme për identifikimin e pacientëve.
Ai gjithashtu mund të ndërveprojë me shumë medikamente të zakonshme, duke e komplikuar përdorimin e tij. Përveç kësaj, Paxlovid nuk është hetuar për përdorim në gratë shtatzëna, gratë gjidhënëse ose fëmijët.
Pfizer ka dhe vazhdon të bëjë marrëveshje për të shitur trajtimin në një numër vendesh, por detajet rreth çmimit mbeten kryesisht konfidenciale.
OBSH përditësoi gjithashtu rekomandimin e saj për remdesivirin e Gilead, duke thënë se ai duhet të përdoret në pacientët me COVID-19 të moderuar me rrezik të lartë shtrimi në spital. Më parë kishte rekomanduar përdorimin e tij në të gjithë pacientët me COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje