Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ka pasur një vdekje nga hepatiti akut i fëmijëve.
Hepatiti akut me origjinë ende të panjohur tek fëmijët është përhapur në 12 vende dhe deri tani janë raportuar paktën 169 raste.
Prej dy javësh tashmë autoritetet shëndetësore në mbarë botën po hetojnë këtë rritje misterioze të rasteve të rënda nga hepatiti i panjohur.
OBSH tha se që nga 21 prilli ishin raportuar raste akute të hepatitit me origjinë të panjohur në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë.
Ai tha se 114 raste nga 169 ishin vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas të dhënave të mbledhura, rastet përfshinin fëmijët nga një muaj deri në 16 vjeç dhe 8% e tyre kishte nevojë për një transplant mëlçie.
OBSH tha se në 74 raste hepatitit ishte i shoqëruar me një virus të zakonshëm të ftohjes i njohur si adenovirus. Ndërsa, infeksioni COVID-19 u identifikua në 20 prej të testuarve.
OBSH tha se po monitoronte nga afër situatën dhe po punonte me autoritetet shëndetësore britanike, shtetet e tjera anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore kudo në botë, kanë paralajmëruar mjekët që të jenë në vëzhgim për simptomat e hepatitit pediatrik.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




