Shendet

OBSH: 780 raste me linë e majmunit, infektimet u trefishuan në 3 javë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se janë konfirmuar 780 raste me linë e majmunëve në vendet ku virusi zakonisht nuk gjendet. Kjo është afërsisht sa trefishi i 257 rasteve që raportoi një javë më parë organizata.
OBSH ka deklaruar se shifra – për tre javët e fundit – ka bërë që vlerësimi i nivelit të rrezikut global është i “moderuar”
Infeksioni është zakonisht i butë, por kjo është hera e parë që përhapet gjerësisht jashtë Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

OBSH tha se rastet ishin identifikuar në 27 vende ku virusi nuk mund të cilësohet si endemik.
Shumica e këtyre rasteve të reja janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, si dhe një numër i vogël në Meksikë, Argjentinë, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ka shumë të ngjarë që vendet e tjera të identifikojnë raste dhe të ketë përhapje të mëtejshme të virusit”, ka deklaruar OBSH.

OBSH thotë se kjo është hera e parë që kaq shumë raste janë raportuar në të njëjtën kohë në zona gjerësisht të ndryshme.

Ndërsa rreziku aktual për shëndetin e njeriut për publikun e gjerë “mbetet i ulët”, OBSH ka deklaruar se shëndeti publik mund të jetë në rrezik të lartë nëse virusi përhapet në vende që nuk është përhapur më parë.

Organizata globale e shëndetit tha se shumica, por jo të gjitha, nga rastet e raportuara deri më tani kanë përfshirë homoseksualët. Nuk ka asnjë provë që lija e majmunit është e transmetueshme seksualisht, por ajo transmetohet përmes kontaktit të ngushtë.
Organizata tha se shumë raste nuk po shfaqeshin me pamjen tipike klinike për linë e majmunëve. Është raportuar se puçrrat shfaqeshin më para se ethet dhe temperatura.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë